Gurbeti nuk e ndau nga kënga shqipe, Ganimete Ajdari vjen me risi

Mediale Vip

Gurbeti nuk e ndau nga kënga shqipe, Ganimete Ajdari vjen me risi

Nga: Maksim Gjokaj Më: 16 qershor 2017 Në ora: 22:22
Ganimete Ajdari

Pas daljes në gurbet, këngëtarja bëri një pauzë, por këngën përherë e kishte në zemër e shpirtë. Ganimete Ajdari sapo ka lansuar edhe projektin e saj më të ri.

Këngën me titull "Ah dashnija" me tekst dhe muzikë të mjeshtrit të hiteve, Ilir Berani, orkestuar nga Ardian Kastrati dhe miksuar nga Florent Boshnjaku.

Videoklipi është punuar nga "MProduction". Kjo këngë pritet të pëlqehet nga publiku i gjërë. Këngëtarja ka përgatitur edhe një CD muzikore me 11 këngë dhe po ashtu po punon në projekte të reja që do të vijnë së shpejti. Ajo është mjaftë e angazhuar në dasma e ahengje, ndërkohë është bashkëshorte dhe nënë mjaftë e dedikuar.



A e keni dëgjuar këtë emër? Në të vërtet, ajo është një këngëtare me zë të bukur, që vjen nga qyteti i Ferizajit, por që bashkë me familjen jetën në Austri. Ganimetja asnjëherë nuk e ka ndalur këngën, gjithmonë ka ja ka thënë bukur asaj.

Rruga e saj në muzikë ka filluar qysh ne moshë të vogël, kur ishte 10 apo vjeçe. Fillimisht merrte pjesë në aktivitetet shkollore e më pas u bë pjesë e shoqërisë kulturo-artistike "Besa". Ajo ka marrë pjesë edhe në disa festivale muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat