Tyra Banks shfaq djalin në publik, ka një mesazh

Mediale Vip

Tyra Banks shfaq djalin në publik, ka një mesazh

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:38
Tyra Banks

Modelja e njohur, Tyra Banks duket se më në fund ka vendosur që publikut t’ia prezantoj djalin e saj, York.

Dhe këtë ajo e ka bërë në një ditë të shënuar.

Udhëheqësja e “America’s Got Talent” ka postuar fotografinë e parë të djalit të saj 16 muajsh në Instagram në Ditën e Babait, duke dhënë edhe një mesazh shumë të veçantë.

“Për të gjithë baballarët e mrekullueshëm që duan fëmijët e tyre pa kushte, si babai i mamit tim dhe babai im, urime ditën tuaj”, ka shkruar Banks poshtë fotografisë së djalit të saj.

Bank dhe i dashuri i saj, fotografi norvegjez, Erik Asla janë bërë prindër në muajin janar të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat