Posteri i Dua Lipës, gjithandej nëpër New York

Mediale Vip

Posteri i Dua Lipës, gjithandej nëpër New York

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:03
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa nuk ka të ndalur me sukseset e saj.

Këto ditë ajo do të mbajë një mega koncert në New York, nën moton “From sharing covers, to being covered”, e që në përkthim në shqip i bie “Nga dikush që këndonte cover-a, në dikënd që këngët po i bëhen cover-a”.

Image
Dua Lipa në “Broadway”, New York. Foto nga Instagram

Këtë koncert ajo do të mbajë në teatrin e madh të “Broadway” në New York, gjersa punimet për të sapo kanë filluar.

Është bërë edhe shpërndarja e madhe e posterave nëpër qytet, ndërsa më i madhi gjendet në ballinën e teatrit “Broadway”, dhe ka qenë pikërisht Dua ajo e cila ka nxjerr disa fotografi në Instagram, me pamjen e teatrit nga jashtë.

Tani të gjithë qytetarët e New Yorkut do të kenë mundësinë që gjatë rrugës, të shohin portretin dhe të njihen me koncertin e radhës të këngëtares kosovare, Dua Lipa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat