Gjyqi i Roza Latit me pronarin e dyqanit të kafshëve përfundon! Ky është rezultati

Mediale Vip

Gjyqi i Roza Latit me pronarin e dyqanit të kafshëve përfundon! Ky është rezultati

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:20
Roza Lati

Moderatoja Roza Lati prej disa javësh është bërë pjesë e një çështjeje që ka prekur jo pak qytetarë. Ajo është në një konflikt të hapur publik me një pronar të dyqanit të kafshëve që sipas Latit keqtrajton qenushat e vegjël dhe këta të fundit ngordhin sapo blihen nga ai dyqan.

Në seancën e sotme të gjyqit Roza Lati ka dalë mjaft e kënaqur së bashku me Iva Alikon sepse akuza e pronarit të dyqanit është hedhur poshtë duke qenë se ky i fundit nuk ka pasur asnjë fakt për çka ka akuzuar.

Image

Në një video ku Roza dhe Iva festojnë rrugëve të qytetit, ajo ka shkruar: “Mbyllet çështja e shumëpërfolur me paditës Artan Zabeli e me të paditura Roza Lati dhe Iva Aliko, të akuzuara pa asnjë provë për pasojë gjykata mbylli çështjen. Por, beteja vazhdon tani me prova të pa kontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit “Tani” në Myslym Shyr” – ka përfunduar Lati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat