Ish-Missi shqiptar synon të bëhet deputete

Mediale Vip

Ish-Missi shqiptar synon të bëhet deputete

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2017 Në ora: 14:57
Fiorentina Gashi

Disa ëndërrojnë të bëhen sportiste të mëdha, disa politikane të spikatura, disa këngëtare të shquara etj.  Karakteristikë është se në vitet e fundit edhe bukuroshet synojnë të jenë politikane të spikatura qoftë në shtetin e Kosovës qoftë në shtetin e Shqipërisë.  Veçori është Fiorentina Gashi, e cila është bukuroshja nga Kukësi që synon të bëhet deputete e shtetit Shqiptar. Fiorentina ka qenë Miss Shkodra 2009, Miss Publike 2015, Miss Press, Miss Sharmi, Miss Albania Beauty Of The Wolrd-Producente. Ajo tani është sekretare e përgjithshme e partisë Fryma e Re Demokratike në Kukës dhe garon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndryshe me profesion është juriste.

“Në fakt ishte mëse mjaftueshme për të kuptuar dhe për të bërë një hap para, gjatë këtyre 27 viteve që shpresoja tek partitë politike me besimin se jeta do bëhej më e mirë dhe më e sigurt, ku demokracia do të bëhej më e forte dhe Shqipëria do të bashkohej me Europën. Sot jeta ime, jeta e familjes time e shoqërisë dhe e gjithë shqiptarëve po përballet me probleme të shumta ekonomike, mungesë e shtetit, drejtësisë, sigurisë. Sot kemi një rini që kërkon të ikë jashtë vendit dhe një klasë politike e cila ofron konflikt për interesat e pushtetit që zvarrit miratimin e reformave të rëndësishme në vend. Demokracia është ende e brishtë dhe Shqipëria ka mbetur jashtë Europe. Prandaj sot me tepër se kurrë të gjithë ne të rinjtë, të gjithë qytetarët duhet të bëhemi pjesë e frymës së re demokratike, të ndëshkojmë politikën, korrupsionin dhe mungesën e vizionit për ndryshimin. Kam zgjedhur FRD sepse është zëdhënëse e brezit te ri, e qytetarisë aktive në shoqëri, e botës së biznesit, e komunitetit të ish te përndjekurve dhe pronarëve, e elitës intelektuale dhe traditës fisnike të shoqërisë shqiptare”, shprehet Fiorentina.

“Besimi është vepër, vepër e asaj që partitë politike qeverisëse me parë kanë dështuar në mbajtjen e premtimeve elektorale duke mos respektuar dhe garantuar votën e Shpresat e tyre. Sepse sot është koha e qytetareve të ndryshojnë politikën për premtimet e pa përmbajtura, prandaj sot ne duhet sërish të besoj me por jo të njëjtin besim, të njëjtën mënyrë por sot të gjithë së bashku të nisim ti premtojmë vetes zgjedhje të lira dhe të ndershme, të kemi reformë zgjedhore moderne dhe të barabarta. Së bashku ne do arrimë progres ekonomik , ekonomi te qëndrueshme dhe zhvillim të shpejt, duke i garantuar individit, familjes, biznesit dhe investitorëve të huaj e vendas stabilitet afatgjatë. Së bashku do jemi gjithnjë në luftë kundër korrupsionit, krimit te organizuar, narkotrafikut dhe rikthim te pronave.

Te votojmë për FRD do të thotë: vota juaj do të jetë për shtetin dhe jo për pushtetin, sepse unë besoj që njeriu mund të përfshihet në politik dhe të vazhdoj të mbetet i pastër”, theksoi bukuroshja, e cila premton për një mirëqenie më të mirë: “Ne çdo aspekt ka mangësi te theksuar për mirëqenie dhe stabilitet duke nisur si primare te sigurojmë shëndet të mirë, financim të drejtë të sistemit shëndetësor, rritjen e transparencës dhe llogaridhënien sistematike ndaj te sëmurit etj . Gjithashtu ne do garantojmë një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij, te promovohet edukimi Mjedisor dhe të forcohet legjislacioni detyrues për parametra mjedisore në qendra banimi dhe në hapësirat publike. Arsimi është një prej sektorët me të rëndësishëm që ka nevojë për një reformim rrënjësor, ndaj FRD ka programuar që të zë vendin kryesor. Vëmendja jonë do jetë emergjente dhe tek punësimi, ku do kemi në fokus mbështetjen e gjerë sociale  dhe trajtimin me përparësi të shtresave në nevojë. Përparësi do u japim të rinjve, vënien në jetë të politikave gjithëpërfshirëse qe synojnë të krijojnë një kohezion social. Mendoj që është e domosdoshme që çdo qeveri moderne demokrate duhet te përkrah të gjitha shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistet, të drejtat e fëmijëve, ish te përndjekurit politik, emigracionin etj etj”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat