Kim dhe Kanye punësojnë surrogate për fëmijën e tretë

Mediale Vip

Kim dhe Kanye punësojnë surrogate për fëmijën e tretë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:12
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur një marrëveshje me një surrogate për fëmijën e tyre të tretë.

Sipas raportimeve të TMZ, çifti ka gjetur një surrogate përmes një agjencioni, pasi që Kim Kardashian ka një problem me placentën gjë që do ta bënte shtatzëninë e tretë tejet të rrezikshme për të.

Është bërë e ditur që çifti do ta paguajnë surrogaten 4,500 dollarë për çdo muaj, në total dhjetë muaj, në qoftë se ka më shumë se një fëmijë surrogatja do të merr ekstra 5,000 dollarë dhe në qoftë se humbet organet riprodhuese ajo do te marrë edhe 4, 000 dollarë.

Kjo surrogate ndalohet të konsumoj cigare, alkool dhe droga e ndryshme gjatë shtatzënisë, si dhe aktivitetet seksuale tre javë para impiantit të embrionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat