Pensionohet aktori Daniel Day-Lewis

Mediale Vip

Pensionohet aktori Daniel Day-Lewis

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:43
Daniel Day-Lewis

Daniel Day-Lewis ka vendosur të mbyllë karrierën e tij shumë të suksesshme si aktor.

60-vjeçari, i cili është i vetmi person që ka fituar 3 çmime Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist, bëri të ditur me anë të një komunikate të shkurtër se do të dalë në pension.

Daniel Day-Lewis nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e tij.

Britaniku u bë i famshëm në filma si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”.

Aktori 60-vjeçar ka fituar Oscar si aktori më i mirë për performancat e tij në filmat “My Left Foot” (1989), “There Will Be Blood” (2007) dhe “Lincoln” (2012).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat