Fiorentina: Kam qejf të zihem me Olsin

Mediale Vip

Fiorentina: Kam qejf të zihem me Olsin

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 23:40
Big Brother

Edhe pse këtij edicioni të Big Brother po i vjen fundi, fërkimet mes Fiorentinës dhe Olsit nuk mungojnë.

Fiorentina duket e mërzitur me “injorimet” e Olsit dhe i thotë Lupçes se ka dëshirë të zihet. “Kam shumë qejf të zihem, më ka kapur një dëshirë e madhe. Ai nuk mund të më injorojë mua”, thotë Fiorentina.

Por Lupçe kërkon ta qetësojë dhe i thotë se nuk ka kuptim të debatojë me partnerin e saj.

Më pas, Fiorentina thotë se Olsi nuk po qëndron më fare me të. Ajo i thërret Olsit dhe ja thotë këtë. Por edhe këtë herë nuk është se ndryshon gjë pasi Olsi largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat