Fiorentina: Olsi më çmendi me tekat e tij!

Mediale Vip

Fiorentina: Olsi më çmendi me tekat e tij!

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 23:53
Fiorentina me Katerinën

Fiorentina është me Katerinën në kuzhinë dhe i ankohet për partnerin e saj, Olsin.

“Më ka çmendur ky Olsi. Do ma bësh një kështu, një ashtu. Edhe është urdhër i prerë nga ai”, thotë Fiorentina.

Por ndërkohë, edhe Katerina nuk duket shumë e kënaqur nga partneri i saj, Lupçe. “Edhe ai i imi nuk ka punë tjetër, të njëjtat kërkesa”, thotë Katerina.

Ndërkohë, pak më herët, pavarësisht ankesave të saj, Fiorentina pati disa këshilla në lidhje me Olsin. Mëngjesin e sotëm, Fiorentina këshilloi Olsin që të ruajë kontrollin karshi saj, duke iu referuar një momenti “fërkimi” që ata patën një ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat