Demi Lovato pishman që nisi karrierën herët

Mediale Vip

Demi Lovato pishman që nisi karrierën herët

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:11
Demi Lovato

Demi Lovato ishte vetëm shtatë vjeçare kur ajo filloi karrierën e saj si aktore në “Barney and Friends” e më pas aju u rikthyer në “Camp Rock” në kanalin e Disney.

Por duket se ajo nuk do të donte të ndodhte kështu.

“Nuk do të filloja karrierën time kaq e re, nëse do të kthehesha në kohë. Nuk jam pishman, por ishte një transforim i vështirë transformimi nga aktore fëmijë në aktore e rritur. Është diçka shumë sfiduese”, ka thënë ajo.

“Duhet ta gjesh identitetin tënd, nga tip resin që të paraqitesh para publikut diçka më ndryshe. Ishte vështirë por është një mësim i madh për mua, unë akoma jam në kërkim të më të mirës prej vetes çdo ditë”, ka vazhduar tutje ajo.

Lovato aktualisht është duke punuar në dokumentarin mbi jetën e saj “Demi Lovato: Simply Complicated” që do të lansohet vitin tjetër.

“Ndihemi sikur kam jetuar më shumë se sa vërtetë kam jetuar”, ka thënë aktorja dhe këngatarja që ka lejuar kamerat ta përcjellin atë në secilin hap të jetës, për shkak të këtij dokumentari.

Ajo ka thënë poashtu se nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“E dua muzikën, dua të kem turne, por mendoj se do t’i rikthehem edhe aktrimit ndonjë ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat