5 diamantë për Selena Gomez nga The Weeknd

Mediale Vip

5 diamantë për Selena Gomez nga The Weeknd

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:04
Selena Gomez dhe The Weeknd

The Weeknd dhe Selena Gomez së fundmi kanë përkrahur njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari kanadez 27-vjeçar ka postuar një një fotografi të të dashurës së tij 24-vjeçe në Instagram, imazhi i setit fotografik më të fundit të “Coach FW17”.

Ylli i “Starboy” nuk ka preferuar të shkruaj një mbishkrim me fjalë për këtë foto por sipër saj ai ka shtuar 5 ikona diamantësh, duke e ndarë për 4 milionë ndjekësit e tij.

Nga ana tjetër Selena ka postuar fotografinë e partnerit të saj, i cili kishte dalë në kopertinën e fundit të revistës “Forbes”.

Image
Foto e postuar nga The Weeknd
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat