Jennifer Lopez mbron veten ndaj kritikuesve: Nuk përdor fotoshop

Mediale Vip

Jennifer Lopez mbron veten ndaj kritikuesve: Nuk përdor fotoshop

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:09
Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Instagram ku duken qartë linjat e saj trupore, por ka marrë kritika për përdorim fotoshopi.

Ajo nuk mund ta mbante një gjë të tillë për veten, prandaj ka replikuar ndaj komenteve të shumta duke shkruar: “Oh zot, është vetëm një njollë në pasqyrë. Lol. Jo fotoshop.”

Të gjithë e njohin nënën e dy fëmijëve për format e saj trupore, por akuzat për përdorimin e programeve që modifikohen fotografitë nuk kanë munguar.

47-vjeçarja ka arritur të mbrojë veten, dhe duket se të gjithë kanë rënë në heshtje pasi ajo ka dhënë arsyen e duhur për njollën në pasqyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat