Greta nuk heq dorë nga politika: I ruaj kontaktet me Sali Berishën

Mediale Vip

Greta nuk heq dorë nga politika: I ruaj kontaktet me Sali Berishën

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:21
Greta Koçi dhe Sali Berisha

E ftuara e kësaj jave në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtarja Greta Koçi, e cila së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Genc Prelvukaj, “Nuk ka dashni”.

Gjatë intervistës,këngëtarja e njohur ka folur për karrierën e saj të gjatë në muzikë, por edhe përvojën e saj në politikë.

A do t’i kthehet ajo politikës? Duket se rikthimi është në planet e saj të afërta, madje vijon t’i mbajë kontaktet me miqtë në PD.

“Kam kontakte me Berishën. Shkoj shpesh në zyrë e takoj. Kontaktoj me mesazhe”.

“Klipet e mia i sheh vetë. Dua shumë të përkushtohem në muzikë. Politika plan i mirë për të ardhmen”, është përgjigjur këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat