Kemali po martohet, Fahriye organizoi kanagjegjin

Mediale Vip

Kemali po martohet, Fahriye organizoi kanagjegjin

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 20:30
Kemali dhe Fahriye

Çifti i njohur turk, aktori Burak Ozcivit dhe e fejuara e tij Fahriye Evcen po i japin fund beqarisë.

Një dasmë madhështore është planifikuar të mbahet me rastin e kurorëzimit të çiftit.

Fahriye dhe Burak po bëjnë dasmën në bazë të zakoneve, ku Fahriye ka organizuar kanagjegjin në familjen e saj.

Në rrjete sociale, janë shpërndarë disa imazhe në të cilat,e fejuara e aktorit të njohur shihet e veshur me fustan të kuq teksa e kanë rrethuar vajzat me veshje kombëtare.

Kujtojmë që Burak është njëri ndër aktorët më të pëlqyer turq, ku së fundi luajti rolin e “Kemalit” në serialin “Dashuri e zezë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat