“Simpatia” e Dhuratës dhe Lumit kaloi 2 milionëshin

Mediale Vip

“Simpatia” e Dhuratës dhe Lumit kaloi 2 milionëshin

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 20:44
Pamje nga klipi

Një javë më parë dyshja e njohur Dhurata Dora dhe reperi Lumi B kanë publikuar projketin e tyre më të ri.

Kënga me titull “Simpatia” që para 20 vitesh ishte kënduar nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi erdhi në versionin e ri nga Dhurata dhe Lumi.

“Simpatia” e ripërpunuar nga dyshja, po rezulton të jetë shumë e suksesshme, ngase vetëm një javë pas lansimit ka marrë mbi 2 milionë klikime.

Kënga ka marrë komente pozitive edhe nga autorja e kësaj kënge Edona Llalloshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat