Barack Obama po kalon kohë me familjen për të nisur verën më mirë.
Ish-presidenti amerikan, së bashku me gruan e tij Michelle dhe vajzat e tyre Malia dhe Sasha u vunë re duke shijuar kohën të hënën në Bali të Indonezisë.
Familja vendosi që kohën ta shpenzojnë me aventura dhe shkuan poshtë lumit Ayung.
Indonezia është një vend i veçantë për Obamën pasi 54-vjeçari ka jetuar atje për disa vjet si fëmijë.
Sipas Associated Press, ish-presidenti pritet të udhëtojë në Yogyakarta gjysmë-motrën e tij Maya Soetoro-Ng për të vizituar zonën ku nëna e tij ka bërë kërkime antropologjike.