Inva Mula feston ditëlindjen në “Art & The City”, ja kush i bëri surprizë

Mediale Vip

Inva Mula feston ditëlindjen në “Art & The City”, ja kush i bëri surprizë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 10:16
Inva Mula

Dy gëzime në një ditë për Inva Mulën. Duke festuar për hapjen e një hapësire kulturore, së bashku me tre shoqet e saj të Liceut, sopranoja ka pritur ditëlindjen. Një tortë, fishekziare dhe shumë urime nga njerëzit e saj më të dashur, mes të cilëve edhe vajza e saj e vogël, Nina.

Në një fotografi të hedhur në faqen e saj në FB, Inva duket shumë e lumtur, e përqafuar me të bijën, përpara një torte për të fryrë qirinjtë. Inva Mula mbush sot 54 vjeç, por duket se vitet kanë ndalur në vend për të. Krahas të kënduarit, Inva tani po i dedikohet edhe aktiviteteve të tjera.

Dje, së bashku me shoqet e saj Marina Grabovari, Besa Kaçinari dhe Etleva Turkeshi Minarolli të gjitha artiste, kanë hapur “Art & The City”, një hapësirë kulturore për të gjithë. I konceptuar në formën e një art-bar-galerie, “Art & The City”, i cili ndodhet në Pazarin e Ri, u hap me ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat