Reperi i njohur Noizy mbrëmë ka mbajtur koncert madhështor në sheshin Skënderbej të Tiranës.
Ai këtë koncert e kishte paralajmëruar më herët, duke iu bërë thirrje të gjithë fansave të tij nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia të jenë të pranishëm në atë koncert.
Në mbrëmje ai kishte mbledhur një numër ‘marramendës’ të publikut në shesh, ku edhe performoi këngët e tij.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet momenti kur Çiljeta u ngjit në skenë bashkë me Noizyn për të kënduar hitin e tyre ‘Mama lover’.
“Kur e djegin tiranen OTR [????] [????] ” është mbishkrimi i Çiljetës sipër videos.