Fiorentina shtatzënë...Ja kush ju nxorri sekretin

Mediale Vip

Fiorentina shtatzënë...Ja kush ju nxorri sekretin

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 19:51
Olsi me Fiorentinën

Forentina shtatzënë...

“Fiorentina është shtatzënë”, kjo ishte deklarata e Elsamedit që i çuditi të gjithë. Ish-banori i “Big Brother” u shfaq në një komunikim live më fansat, ndërsa pranë tij shihej edhe Olsi me Fiorentinën.

Situata ishte surprizë për fansat, duke qenë se gjatë kohës që ishin në “Big Brother” çifti Olsi-Fiorentina dhe Elsamed kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Megjithatë, më e habitshme ishte deklarata e Elsamedit, i cili veçse tregoi se tashmë pas “Big Brother” janë miq, tha edhe që Fiorentina ishte në pritje të një fëmije.

E vërtetë apo shaka? Elsamedi e sqaron në një deklaratë ekskluzive për “Xing.al”.

“Nuk është, por është në rrugë e sipër, po i mban shteti (qesh)”, ka treguar Elsamedi. Në vazhdim ai shpjegon se ishte thjesht një shaka e tyre gjatë komunikimit live me fansat. “Ishim live në instagram dhe po bënim shaka”, thotë Elsamedi për “Xing.al”.

Megjithatë, për të bërë më të qartë situatën Elsamedi shprehet se, “Realisht nuk i kam mbajtur qiriun në dhomë, nuk e di”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat