Përplasje mes dy aktoreve shumë të dashura Elcin Sangu dhe Hande Ercel

Mediale Vip

Përplasje mes dy aktoreve shumë të dashura Elcin Sangu dhe Hande Ercel

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:47
Elcin Sangu dhe Hande Ercel

Elcin Sangu dhe Hande Ercel janë dy aktore shumë të dashura në Turqi. Ato janë bërë shumë të njohura edhe për publikun shqiptar përkatësisht për rolet e tyre në "Dashuri me Qira" dhe "Jetë".

Por a e dini se çfarë ka ndodhur që midis dy aktorëvë të thuhet se ka patur konflikte? Ishte fillimisht Elcin ajo që u ftua nga një kompani shumë e njohur kozmetike në Turqi për tu bërë imazh i saj. Sangu ra fillimisht dakord por më pas ajo kërkoi një shumë më të madhe parash se sa ajo që kompania kishte parashikuar. Ishin këta të fundit që hoqën dorë nga aktorja flokëkuqe për ta zëvëndësuar atë me Hande Ercel. Hayat nga seriali "Jetë" ra menjëhëre dakord me drejtuesit e kompanisë dhe sot është imazh i saj.

Dy emrat e aktoreve u vendosen përballë njëra-tjetrës dhe u diskutuan gjatë në media. Shkruhej se Hande ishte treguar shumë modeste dhe e thjeshtë ndërkohë që Elcin, duke kërkuar më shumë para, përfundoi pa marrë asgjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat