‘BonBon’ i Era Istrefit në filmin ‘Rough Night’

Mediale Vip

‘BonBon’ i Era Istrefit në filmin ‘Rough Night’

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 21:49
Era Istrefi

Poashtu në një video në YouTube, ku janë të gjitha këngët që dëgjohen në këtë film, ‘BonBon’-i, i Erës është radhitur e 13-ta.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi arriti të pushtojë rrjetet sociale dhe jo vetëm me këngën e saj ‘BonBon’. Kontrata milionëshe me Sony-n, intervista në mediet ndërkombëtare, reklama të ndryshme, adhurues nga mbarë bota janë vetëm disa nga rrugët që kjo këngë i hapi Erës drejt suksesit ndërkombëtar.

Edhe pse ka mbi 1 vit që është lancuar, sukseset e kësaj kënge ende po vazhdojnë. Në filmin e fundit të Scarlet Johansson “RoughNight” në njërën prej skenave në një klub nate në sfond dëgjohet “Bon Boni” i Erës. 

Kështu Era Istrefi ka bërë të dëgjohet shqip në një film të përmasave të Hollywood-it.
Scarlet Johansson, Jillian Bell, Zoe Isabella Kravitz, lana Glazer dhe Kate McKinnon janë vetëm disa nga emrat e aktoreve që luajnë në këtë film.
Në videon e shkëputur nga filmi mund ta dëgjoni këngën e Erës nga minuta 2:40, njëherësh gjeni edhe trailerin e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat