Ermal Mamaqi-Bleona Qeretit: Njerëzit s’kanë bukë, ti vesh fustane 10 mijë dollarëshe

Mediale Vip

Ermal Mamaqi-Bleona Qeretit: Njerëzit s’kanë bukë, ti vesh fustane 10 mijë dollarëshe

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 00:33
Ermal Mamaqi/Bleona Qereti

Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar së fundmi një fotografi mjaft provokative në Instagram.

Ajo shfaqet pranë një pishine teksa nxjerr në pah gjoksin e saj, përmes fustanit transparent.

Kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime, ndërsa nuk ka shpëtuar pa u komentuar shumë nga ndjekësit e saj, ndër ta edhe figura publike.

Përderisa kolegia e saj, këngëtarja Lori i ka shkruar: “Bukuri e rrallë”, në anën tjetër showmeni shqiptar Ermal Mamaqi në komentin e tij shkruan ‘kritika’.

“Njerzit skanë bukë të hanë ti vesh fistane 10.000 dollarëshe”, shkruan Mamaqi në komentin e tij, ndërsa Bleona me shaka ia kthen: “aman #Zemra se nuk bën 10 …..pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune….po nejse, ky bën 20, #shaka”.

Sigurisht që e gjithë kjo situatë e krijuar me shaka nga Bleona dhe Ermali, ka bërë për të qeshur edhe një pjesë të mirë të ndjekësve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat