Bim Bimma dënohet për kultivim të narkotikëve

Mediale Vip

Bim Bimma dënohet për kultivim të narkotikëve

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:46
Burim Kursani, me pseudonimin Bim Bimma

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor reperin Burim Kursani, me pseudonimin Bim Bimma, për kultivim të narkotikëve në banesën e tij.

I njëjti është dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë. Mirëpo, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Kursani nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ferdane Sylejmani, reperi Bim Bimma e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza.

Ndërkaq, procedura është veçuar për të akuzuarën tjetër në këtë rast, Zhaklin Lekatari, pasi që gjykata kishte pranuar një njoftim nga policia se e njëjta është shtetase e Shqipërisë dhe jeton atje. Ndryshe, sipas aktit akuzues të ish-prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Burim Kursani dhe Zhaklin Lekatari pa autorizim kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë.

Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance.Aktakuza vazhdon se  në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat