Jolie, nëna më krenare në botë!

Mediale Vip

Jolie, nëna më krenare në botë!

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 15:35
Angelina Jolie me fëmijët e saj

Që Angelina Jolie është e dashuruar pas fëmijëve, kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar, pasi përveç fëmijëve të saj biologjik që ka me Brad Pitt, çifti ka adoptuar edhe 4 fëmijë të tjerë gjatë përiudhës që kanë qenë bashkë.

Pax, Maddox, Shiloh, Knox, Zahara, dhe Vivienne tashmë po rriten dhe mami Angelina është bërë shumë emotive. Ajo është shprehur së fundmi se arritja më e madhe që ka në jetë, janë pikërisht fëmijët e saj për të cilët do bënte gjithçka.

Ajo shprehet se familja e saj është gjëja më e rëndësishme në jetë, dhe se për të gjithë fëmijët ajo ka plane të mëdha.

Sipas Angie-t ajo shprehet e vendosur të mbeshtesë të gjitha vendimet që fëmijët e saj do marrin në jetë, duke mos i dhënë asgjë më pak se sa motivimi dhe suporti. Pjesa më e bukur e ditës për të është darka dhe momenti kur të gjithë ulen së bashku në tryezë për të ngrënë ushqim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat