Despacito, 2.5 miliardë

Mediale Vip

Despacito, 2.5 miliardë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 21:34
Luis Fonsi dhe Daddy Yankee

Hiti veror në gjuhën spanjolle nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, “Despacito”, ka prekur shifrën e mbi dy miliardë e 500 milionë klikimesh në YouTube.

Brenda shtatë muajsh, kjo këngë nga dy yjet latine ka arritur këtë numër impresiv.

Si duket, nëse vazhdon me këtë ritëm, videoklipi i kësaj kënge shumë shpejtë do ta rrëzojë nga froni videon më të shikuar në botë, e që është “Gangnam Style” nga PSY, e cila ka mbi 2 miliardë e 800 milionë klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat