Dalool dhe Ardian Bujupi sjellin hitin e tyre të ri veror “Të du krejt”

Mediale Vip

Dalool dhe Ardian Bujupi sjellin hitin e tyre të ri veror “Të du krejt”

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:26
Ardian Bujupi

Dyshja e njohur Ardian Bujupi dhe DJ Dalool kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Të du krejt” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, një këngë verore, e cila është punuar nga Avaxus, Dalool dhe vet Ardiani.

Klipi i këngës është gjithashtu veror, me skena të realizuara në bregdet, pjesë për të cilën janë kujdesur produksioni Pro VSM.

Dyshja janë të njohur për bashkëpunimet e tyre dhe hitet verore, ndërsa “Të du krejt” pritet të jetë suksesi i tyre i radhës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat