Gazetarja ofendon rëndë Olta Gixharin, tregon anën e errët të saj

Mediale Vip

Gazetarja ofendon rëndë Olta Gixharin, tregon anën e errët të saj

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 00:57
Olta Gixhari

Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe gazetares Romina Ruda. Këtë e ka bërë me dije vetë gazetarja në një postim në FB. Sipas disa të dhënave, ato kanë rastisur një moment në të njëjtën tavolinë gjatë eventit dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën.

Nga kjo, Romina shkruan: “E kupton që ke bërë gjëra të mira në jetë kur Olta Gixhari të kërkon të çohesh sepse nuk rri dot në të njëjtën tavolinë me ty”. Për mediat, pasi është pyetur pas këtij statusi, ajo shprehet:

Image

“Në fakt, gjithçka ka nisur që në programin “Në një javë”, ku Olta ka marrë pjesë ndërsa unë isha producente segmenti. Olta më kërkonte t’i merrja këpucët se nuk e kuptonte ç’bëja. Thjesht unë isha e pakënaqur me sjelljen prej dive të saj. Ajo më konsideronte të paaftë besoj, sepse s’ka punuar ndonjëherë në jetë. Për sa i përket situatës dje, unë u ula në tavolinë se takova një shok. Ajo bëri skena, por unë s’e mora seriozisht sa të mërzitesha. Përkundrazi, më bëri të qesh, m’u duk vetja si te “Gossip Girl’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat