Skivi më në fund tregon të vërtetën e raportit që ka me stërmbesën e Skënderbeut

Mediale Vip

Skivi më në fund tregon të vërtetën e raportit që ka me stërmbesën e Skënderbeut

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 08:44
Skivi dhe Sofia Kastrioti

Disa kohë më parë u përfol se reperi i njohur i Babastars, Skivi ishte në një lidhje me Sofia Kastriotin, siç edhe u prezantuar si stërmbesa e heroit kombëtar.

Fillimisht ata nuk pohuan dhe as nuk e mohuan këtë lajm por tashmë që ka kaluar pothuajse një vit reperi ka vendosur të mos heshtë më. Në një intervistë për “Prive” ai ka thënë:

“Sa herë unë shoqërohem me një vajzë sikur edhe për një ditë, menjëherë mendojnë se jam në një lidhje. Me Sofin kam marrëdhënie shoqërore shumë të mira dhe e pres tani të vijë sepse kam kaluar shumë mirë kur erdhi në Kosovë”.

Duke nënkuptuar se mes tij dhe Sofias nuk ka patur asgjë më shumë veç se shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat