Prestigjiozja Forbes: “Takoni pop yllin e ardhshëm, Era Istrefin”

Mediale Vip

Prestigjiozja Forbes: “Takoni pop yllin e ardhshëm, Era Istrefin”

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 10:18
Era Istrefi

Suksesi i Era Istrefit nuk mungon të paraqitet as në mediet e huaja, e kësaj radhe ishte revista amerikane ‘Forbes’, e cila i dedikoi një artikull Erës.

Fillimisht, prestigjiozja  përmend se me të debutuar në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi me ‘Bon Bon’ ka marrë mbi 400 milionë klikime në Youtube.

Para kësaj, ‘Fobes’ shkruan se Era ishte fillimisht një yll në Kosovë, për të marrë më pastaj vëmendjen me ‘BonBon’.

Revista zbulon se më 25 gusht do të lansohet projekti i ri i Erës me titull ‘No i love Yous’, për të cilën ka bashkëpunuar me French Montanën.

Intervista e Erës për ‘Forbes’ ndër të tjera flet për pjesëmarrjen e saj në ‘Coachella’, këngëtarët që e frymëzojnë dhe padyshim suksesin e këngës ‘Bon Bon’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat