Eni Koçi i kthen “nderin” Prelvukajt...urimi i saj për ditëlindje flet shumë për ta!

Mediale Vip

Eni Koçi i kthen “nderin” Prelvukajt...urimi i saj për ditëlindje flet shumë për ta!

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:32
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Prej javësh tashmë përflitet për një lidhje mes këngëtares Eni Koçi dhe këngëtarit Genc Prelvukaj.

Ata ende nuk e kanë pranuar këtë fakt megjithatë postimet mes tyre tregojnë të kundërtën. Të gjithë kujtojmë urimin e ndjerë të Prelvukaj për Enin dhe praninë e tij në ditëlindjen e saj. 

Mesa duket tashmë është radha e saj. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku i uron ditëlindjen duke shkruar: 

“Urime ditelindjen Genc Prelvukaj. Te uroj vit te mbare, shendet dhe cdo gje te mire. Shume sukses dhe buzeqeshje ne ditet qe vijne. Edhe 100 tjera,”-përfundon urimi i këngëtares. 

Ndërkohë Genci i ka kthyer një koment falënderues ku bie në sy një emoji me sy me zemra.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat