Emina Cunmulaj zgjedh Blerina Kllokoqin për ta veshur vajzën e saj

Mediale Vip

Emina Cunmulaj zgjedh Blerina Kllokoqin për ta veshur vajzën e saj

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:19
Emina Cunmulaj

Modelja e njohur botërore Emina Cunmulaj ka qëndruar në Ballkan këtë javë duke kaluar pushimet në vendin e saj të lindjes. Ndërsa më pas ka udhëtuar drejtë Kroacisë me bashkëshortin e saj.

Ajo duket gjithnjë bukur dhe me stil, teksa bën me kujdes përzgjedhjen për çdo paraqitje të saj.

Shpesh, Emina përzgjedh edhe markat vendore për veshjet e saj ose të familjes. Ndër të preferuarat e saj, është një ndër markat më të mira në vend, ajo e stilistes Blerina Kllokoqi Rugova.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga “BKR” në Instagram, shfaqin vajzën e vogël të Eminas, Ellafarian, e cila duket bukur dhe me stil, e veshur në një fustan të dizajnuar enkas për të nga Jeta Rukiqi, një nga dizenjatoret e “BKR”.

Përkundër faktit që Cunmulaj bën një jetë luksi dhe mund të zgjedh çdo markë ndërkombëtare dhe të kushtueshme, duket se dëshira e saj mbetet promovimi dhe përzgjedhje edhe e kreatorëve të njohur vendorë./BS

 

Looking good is feeling good. Princess #Ellafaria shining in BKR ?? @jetarukiqi @eminacunmulaj

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat