Scott Disick s’rri rehat, kapet me një tjetër femër!

Mediale Vip

Scott Disick s’rri rehat, kapet me një tjetër femër!

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:17
Scott Disick dhe Emma Blanchard

E! News ka mësuar se ish i dashuri i Kourntey Kardashian, Scott Disick është parë tash me një vajzë “mister” të shtunën në një klub nate. Vajza në fjalë, sipas E! News, quhet Emma Blanchard.

Një burim ka thënë se “çifti” erdhi së bashku në ndejë. Scott dhe Emma u panë shumë intim me njëri-tjetrin, derisa po pinin kokteje nga Moet dhe Chandon.

“Në një moment, Scott dhe Emma shkuan në një dhomë pas një perde për të kaluar më shumë momente intimet”, shtoi burimi.

Ata përfundimisht u larguan nga festa në orën 3 të mëngjesit. Një tjetër burim tha për E! News se lidhja nuk është asgjë serioze.

“Scott nuk është duke kërkuar një marrëdhënie”, tha burimi. “Ai është duke e shijuar verën e tij dhe duke u argëtuar, ndërsa flirton me femra dhe shoqërohet me ato, asgjë nuk është serioze vetëm për disa momente të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat