Kjo është këngëtarja me famë botërore që do të kalojë pushime në Shqipëri këtë verë

Mediale Vip

Kjo është këngëtarja me famë botërore që do të kalojë pushime në Shqipëri këtë verë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:37
Bebe Rexha

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë pjesë e spoteve më të rëndësishme për promovimin e turizmit si ‘’Lonely Planet’’ apo gjigandit të lajmeve ‘’CNN’’. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore pse është rritur gjithmonë e më shumë numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë, por sivjet ai do të mirëpresë një prej yjeve më të rëndësishme të muzikës, me famë mbarë botërore.

Bëhet fjalë për këngëtaren e suksesshme, yllin në ngjitje Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Blerta Rexha. Pas një sezoni shumë të ngjeshur me këngë të reja dhe videoklipe, këngëtarja e mirënjohur i ka lejuar vetes një udhëtim shplodhës në bukuritë e mëmëdheut.

Ajo shoqërohet në këtë udhëtimin nga kushurira e saj simpatike, vajza e dytë e çiftit Meta-Kryemadhi. I urojmë Bebes pushime të mbara dhe të argëtohet sa më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat