Çka thotë Bella Throne për lidhjen me Scott Disick

Mediale Vip

Çka thotë Bella Throne për lidhjen me Scott Disick

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:35
Bella Throne dhe Scott Disick

Ndryshe nga çka mund të mendojnë njerëzit, Bella Throne ka thënë që asnjëherë nuk ka pasur lidhje seksuale me Scott Disick.

Gjatë një interviste tek “The Jenny McCarthy Show”, aktorja ka folur për disa fotografi në të cilat shihet në një jaht në Kanë me Scott.

“Asnjëherë nuk kam pasur lidhje seksuale me të. Në çdo “reality show” kanë dëshire për dramë. Kanë dëshirë të kenë gjerat që shiten” ka thënë Throne.

Ajo gjithashtu ka shtuar që ka marrëdhënie mjaft të mira me Kylie dhe Kendall Jenner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat