Kylie me linjën e re të syzeve

Mediale Vip

Kylie me linjën e re të syzeve

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 14:04
Kylie Jenner

Kardashianeve u pëlqen të vendosin emrin e tyre në diçka dhe së fundmi është radha e Kylie Jenner.

Modelja e cila ka një linjë veshjesh dhe make up, tashmë do të jetë fytyra zyrtare edhe të syzeve që kanë emrin e saj. Ky projekt i radhës është me markën Quay Australia. Koleksioni i ri QuayXKylie vjen në katër stile të ndryshme dhe me ngjyra të ndryshme, të cilën e ka dizenjuar vetë 19-vjeçarja.

“Unë kam përdorur syzet e markës Quay Australia për një kohë të gjatë. Jam shumë e lumtur të krijoj koleksionin tim dhe të ndajë dashurinë time për këtë markë me fansat”, është shprehur Kylie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat