I thyejnë privatësinë e binjakëve - Beyonce gati për gjyq

Mediale Vip

I thyejnë privatësinë e binjakëve - Beyonce gati për gjyq

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 14:40
Beyonce me binjakët e saj

Beyonce është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit dhe që pas lindjes së binjakëve të saj, ata kanë marrë po aq vëmendje sa edhe e ëma. Megjithatë, disa media kanë shkuar shumë larg duke cënuar privatësinë e këngëtares. TMZ ka qenë një prej tyre i cili arriti të gjente certifikatat e lindjeve të dy binjakëve vetëm për të informuar publikun se cili prej tyre ka lindur i pari.

Dhe në fakt, Rumi ka lindur e para, e më pas Sir. Mesa duket publikimet e certifikatave e kanë revoltuar shumë Beyoncen e cila ka njoftuar avokatët e saj dhe shumë shpejt mund të nisë një procedurë gjyqësor ndaj gjigantit mediatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat