Lana Del Rey kritikon fansat

Mediale Vip

Lana Del Rey kritikon fansat

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:44
Lana Del Rey

Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, ka kritikuar fansat e saj që e kanë shkarkuar rrjedhjen e parakohshme të albumit të saj të ri “Lust For Life”.

Sensacioni i  zhanrit pop-noir do ta realizojë albumin e katër “Lust For Life” të premten, por fansat tashmë i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur për shkarkimin ilegal të versioneve të miratuara të albumit.

Ajo ka diskutuar me disa fansa në Twitter, madje duke e ‘sharë’ dikë rëndë pasi që ajo e kishte nënkuptuar se do ta shkarkojë albumin e saj që kishte rrjedhur në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat