Kënga e Ledrit ndër më të pëlqyerat në Rusi

Mediale Vip

Kënga e Ledrit ndër më të pëlqyerat në Rusi

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:34
Ledri Vula

Këngëtari i njohur Ledri Vula jo vetëm që ka arritur ta mbajë pëlqyershmërinë nga publiku shqiptar, po arrin të dëgjohet edhe në Rusi.

Kënga ‘U harrum’ u rangua si një ndër më të pëlqyerat e javës në televizionin  rus ‘Adiago’.

Këtë e bëri të ditur menaxheri i tij Faton Shoshi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram. Kënga tjetër suksesshme ‘Nona’ në bashkëpunim me Young Zerkën ishte gjithashtu njëra ndër më të dëshuarat këtë verë.

Image
Fotografia e publikuar

Madje Ledri shpesh u bënte rastësisht video shoferëve në komunikacion të cilët në veturat e tyre dëgjonin e këndonin me zë të lartë pikërisht këtë këngë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat