Mamaja e Monika Kryemadhit i përgatit gatim tradicional Bebe Rexhës

Mediale Vip

Mamaja e Monika Kryemadhit i përgatit gatim tradicional Bebe Rexhës

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 16:22
Bebe Rexha

Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri dhe po i kalon këto ditë shumë pranë me kushërirën, Monika Kryemadhi dhe familjen e saj.

Sot ajo ka postuar një foto me kryetaren e LSI-së në një tavolinë ku po presin mëngjesin. “Mëngjes në Shqipërinë e bukur”, shkruan këngëtarja.

Më pas, po në Instastory, ajo ndodhet në një tjetër tavolinë dhe shohim që mamaja e Monikës, zonja Fatime ka përgatitur byrek dhe po ua servir të ftuarëve. Edhe pse e lindur në New York, këngëtarja di shqip. “Fatime faleminderit për këto”, i thotë ajo në shqip.

Mamaja e Monikës i thotë Bebes që duhet të vijë herë tjetër sepse “kjo nuk ishte ardhje, nuk të kanë takuar gjithë njerëzit ” . Ajo po qëndron për një kohë shumë të shkurtër

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat