Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Mediale Vip

Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:52
Venera Lumani

Këngëtarja strugane Venera Lumani po e kalon stinën e verës mes pushimeve dhe performancave live, së bashku me të dashurin e zemrës Lind Islamin. Ajo shfaqet kurdoherë bukur plot ngjyra e stil në Instagram, si dhe në momentet e saj më të ëmbla gjatë mbrëmjeve live.

Sot këngëtarja është surprizuar së tepërmi dhe e ka ndarë gëzimin e saj edhe më ndjekësit. Nuk është ndonjë surprizë romantike nga i dashuri i saj, jo! Bëhet fjalë për një postim të sajin, gjatë një performance live të ‘Zemër në katror’ në një nga baret e kryeqytetit. Ky postim ka marrë një pëlqim nga një emër i rëndësishëm i muzikës botërore. Është pikërisht Jonathan Sugarfoot Moffett, bateristi i mbretit të Pop-it Michael Jackson!

Image
Fotografia e publikuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat