Vetëvritet këngëtari i Linkin Park

Mediale Vip

Vetëvritet këngëtari i Linkin Park

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 20:38
Chester Bennington

Këngëtari i grupit Linkin Park, Chester Bennington është vetëvrarë, raporton TMZ.

“Burime na tregojnë se këngëtari ka varur veten në një banesë private në Palos Verdes Estates në Los Angeles. Trupi i tij është zbuluar para orës 9”, shkruan TMZ.

Bennington, 41 vjeç, ishte i martuar dhe kishte 6 fëmijë me dy gra. Këngëtari kishte pasur probleme me drogën dhe alkoolin për disa vite.

Ai e kishte konfirmuar se ka konsideruar vetëvrasjen sepse ishte abuzuar si fëmijë nga një burrë i moshuar.

Ai ishte shumë i afërt me këngëtarin Chris Cornell, që gjithashtu kishte bërë vetëvrasje në maj.

Linkin Park është i njohur për hitet si “Faint”, “In the End”, dhe “Crawling”. Grupi kishte bashkëpunuar edhe me reperin Jay Z, me të cilin kishin sjellë “Numb/Encore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat