Yjet e muzikës të dëshpëruar për vdekjen e Benningtonit

Mediale Vip

Yjet e muzikës të dëshpëruar për vdekjen e Benningtonit

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 13:30
Chester Bennington

Chester Bennington, këngëtari i grupit Linkin Park ka ndërruar jetë, dhe një gjë e tillë ka pikëlluar yjet e muzikës.

TMZ sot ka raportuar se 41 vjeçari është vetëvrarë në një rezidencë private në Los Angeles në mëngjesin e djeshëm.

Grupi Imagine Dragons ka mbetur pafjalë nga vdekja e tij.

“Pafjalë. Zemërthyer. Pusho në paqe Chester Bannington”, ka shkruar në Twitter.

Kurse One Republic ka shkruar, “Pusho në paqe Chester Bennington i Linkin Parkut, kjo na ka thyer zemrat. Vetëvrasja është djalli në tokë që ecë ndërmjet nesh”.

Reperi Pharrell ka thënë se Chesteri dhe grupi i tij kanë ndikuar në një gjeneratë të tërë.

Kurse Rihanna ka shkruar se: “Chester është talenti më i madh që ka parë. Zë i jashtëzakonshëm”.

Cypress Hill ka thënë: “Pusho i qetë Chester Bennington”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat