Vetëvrasja e Chester e njëjtë me atë të shokut të tij

Mediale Vip

Vetëvrasja e Chester e njëjtë me atë të shokut të tij

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:38
Chester Bennington

Chester Bennington mund të ketë imituar vetëvrasjen e shokut të tij të ngushtë, Chris Cornell, i cili kishte varë veten para disa muajsh.

Sipas burimeve të TMZ, brenda forcave te sigurisë, këngëtari i Linkin Park kishte varë veten nga një derë e cila ndante dhomën e tij me dollapin.

Njëjtë edhe Cornell kishte varë veten në një derë që ndante dhomën e tij nga dollapi në një hotel.

Ndërsa në dhomën ku Chester kishte kryer vetëvrasje ishin gjetur shishe të zbrazëta të alkoolit, megjithatë ai nuk kishte lënë ndonjë shënim.

Chester kreu vetëvrasje ditën e enjte, që do të ishte edhe ditëlindja e 53-të e Chris Cornell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat