Kështu ka nisur romanca në mes të Enit dhe Gencit

Mediale Vip

Kështu ka nisur romanca në mes të Enit dhe Gencit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 10:11
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Mund të cilësohet se ata për momentin janë çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar. Nuk e mohuan qe janë bashkë e as nuk e mohuan. Gjithsesi, raportimet ditë me parë se mes tyre po lulëzon dashuria e lidhja është mjaft serioze, janë më se të vërteta.

Çifti prej këngëtares, Eni Koçi e Genc Prelvukaj, po vazhdon të heshtë, megjithatë në rrjetë sociale ata nuk e shmangin njëri tjetrin me komente e publikime me dedikime të veçanta.

Lidhja e tyre është e konsoliduar tashmë, por tani Prive ka marrë vesh se si nisi gjithçka mes tyre. Dyshja kishte lluar lidhjen gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që atëherë ata janë të pandashëm, ndonëse publikisht nuk kanë vendosur të dalin ende. Mbetet të shihet në vazhdim nëse do kemi një paraqitje publike bashkë nga ana e tyre e pse jo edhe ndonjë duet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat