Mihrije Braha s’po ndalet, publikon videoklipin e ri

Mediale Vip

Mihrije Braha s’po ndalet, publikon videoklipin e ri

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:47
Mihrije Braha

Mihrije Braha duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga muzika.

Ani se ajo tash e shumë vjet është në skenën muzikore duke sjellur shumë hite, vazhdon të sjellë videoklipe e projekte të reja.

I tillë është edhe videoklipi i saj më i ri që mban titullin “Jam nxon”.

Për tekstin e muzikës e kësaj kënge shumë dinamike është Dj Cimi.

E për të gjithë ju që akoma nuk keni shijuar pushimet e verës e plazhet, videoklipi i Mihrije Brahës do të ju sjellë shumë freski e pak aromë deti.

Skenat që lirisht mund të themi se janë të “nxehta” tregojnë edhe njëherë se Mihrija nuk po i ndien vitet që ka mbi supe.

Ajo është shumë në formë, madje për format trupore të saj, të gjitha vajzat e reja do t’ia kishin lakmi.

Më poshtë shiheni videoklipin e binduni edhe vetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat