Trondit këngëtari i njohur shqiptar: “Muzikën e bëj për qejf, sepse lekët i bëj me hashash”

Mediale Vip

Trondit këngëtari i njohur shqiptar: “Muzikën e bëj për qejf, sepse lekët i bëj me hashash”

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 00:38
Gjergj Leka

Këtë javë, mikrofoni i “Thumb” ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës ku ka gjetur një sërë emrash të njohur në “Maratonën e Këngës”.

Një nga këto emra ishte edhe këngëtari e kompozitori i njohur Gjergj Leka, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve një më një. I pyetur nëse do të bënte pushime apo muzikë këtë verë, Gjergji përgjigjet: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë”. Nëse kjo ju duket “wow”, prisni përgjigjen tjetër të Lekës. I ngacmuar sërish se si i bën lekët, ai përgjigjet: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”.

Gjergj Leka njihet për natyrën e tij ironike dhe të notave të larta të humorit, kështu që besojmë se kjo do të jetë një shaka nga ana e tij…por bëni mirë të klikoni linkun e mëposhtëm për të parë eventin e kësaj jave në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC News”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat