“Wiwibloggs” propozon Elvanën për përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision’

Mediale Vip

“Wiwibloggs” propozon Elvanën për përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision’

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:58
Elvana Gjata

Blogu i festivalit të këngës evropiane ‘Eurovision’, “Wiwibloggs” ka bërë një listë me këngëtarët që do të ishin të denjë t’i përfaqësonin shtetet në festival.

Tek Shqipëria, ‘Wiwibloggs’ propozon Elvana Gjatën si këngëtarja e mundshme për ta përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2018.

Aty flitet për karrierën e këngëtares nga fillimi si dhe pjesëmarrjen tek ‘Ethet’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Njashtu, përmenden këngët hit të këngëtares, si ‘Puthe’, ‘Të kam xhan’ dhe e fundit ‘Forever is Over’, për të cilën bashkëpunoi me David Guettën.

E çuditshme vlerësohet nga ‘Wiwibloggs’ mos-tentimi i këngëtares për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por megjithatë mendohet se mund të ndryshohet.

Përveç Elvanës, si këngëtare të mundshme për të qenë përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurovizion’ cilësohen edhe Bleona Qereti, Bebe Rexha dhe Era Istrefi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat