‘Hyremi’ dhe ‘Ezel’ në një super serial të ri

Mediale Vip

‘Hyremi’ dhe ‘Ezel’ në një super serial të ri

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 00:16
Meryem Uzerli dhe Kenan imirzalioglu

Janë dy emrat më të komentuar dhe më të paguar ndër serialet turke.

Më në fund janë bërë bashkë dhe kanë nisur xhirimet e serialit të ri që pritet të fillojë transmetimet së shpejti. Meryem Uzerli dhe Kenan Imirzalioglu kanë nisur punën për serialin “Cingoz Recai”.

Fotot e para nga sheshi i xhirimeve sapo janë publikuar dhe aktorët duken shumë të përshtatshëm me njëri-tjetrin.

Pak muaj më parë, pasi konfirmuan projektin dhe firmosën kontratat, aktorja e njohur për rolin e Hyrremit në serialin “Sulejmani i madhërishëm” deklaroi se ishte shumë e kënaqur që do të punonte me Kenan: “Jam shumë e gëzuar për këtë rol.

E kam vlerësuar gjithmonë Kenan Imirzalioglu. Është një aktor i pashëm dhe shumë i talentuar. Më pëlqen shumë si aktor…” – tha Hyrrem pak javë më parë kur u pyet për Kenan.

I njohur për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin titull, edhe Kenan ?mirzal?o?lu ka po të njëjtën konsideratë për Hyrremin.

Seriali ka nisur xhirimet pak ditë më parë dhe dy protagonistët janë gati për një histori të zjarrtë dashurie.

Image
Meryem Uzerli dhe Kenan ?mirzalioglu
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat