Grimerja e paditë Kim Kardashian

Mediale Vip

Grimerja e paditë Kim Kardashian

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:53
Kim Kardashian

Kim Kardashian nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e veta, të paktën për produktet kozmetike.

Grimerja e famshme daneze Kirsten Kjaer Weiss e ka paditur Kim, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” për produktet kozmetike.

Sipar Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”.

Në padinë e saj, Kirsten ka thënë që Kim e ka bërë këtë logo qëllimisht dhe me tendencë, që të ngatërrohet me linjën e grimeres.

Ajo ka kërkuar nga gjykata që të bllokoj menjëherë Kim nga përdorimi i logos “KKW”, t’i jap përfitimet nga shitja me këtë logo si dhe të paguaj dëmshpërblim.

Ndërsa sipas burimeve të afërta me Kim, është bërë e ditur që ajo ka konsultuar disa avokatë para lansimit të këtij produkti, në mënyrë që të mos bie ndesh me ligjin, shkruan TMZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat