Capital T reperi më aktiv dhe më i dashur të publiku

Mediale Vip

Capital T reperi më aktiv dhe më i dashur të publiku

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:55
Capital T

Reperi Capital T është reperi më aktiv nga gjithë kolegët e tij të këtij zhanri.

Kjo se, gjatë gjithë vitit, ai ka sjell shumë projekte muzikore të cilat ndonëse kanë pasur një periudhë të shkurtë kohore nga lansimi njëra me tjetrën, janë pëlqyer tej mase nga ana e fansave të tij.

Capo pati premtuar se çdo muaj do publikojë këngë të reja dhe këtë gjë e ka bërë, por jo vetëm kaq, nuk publikoi vetëm këngë, por lansoi HITE.

Gjithë puna e tij përpos që u shpërblye me klikime, fansat i treguan se e duan muzikën e tij, duke qenë prezent në mbrëmjet muzikore të reperit, që në numër janë shumë.

Capital publikon shpesh video dhe fotografi nga koncertet ku përpos atmosferës së zjarrtë, shihen edhe shumë të rinj.

E për gjithë këtë potencial dhe vullnet, ai duhet të ‘xhelozohet’ nga kolegët!

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat